Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se ministria të cilën ai e drejton është duke menduar marrjen e një serë vendimesh të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e prodhuesit vendor.
Ministri Hasani ka thënë se po punojnë shumë që të hartojnë ligje të cilat e mbrojnë prodhuesin vendor, sepse vetëm në këtë formë sipas tij, hapen vende të reja të punës.
Më tutje, Hasani ka thënë se krah të fortë në marrjen e vendimeve për prodhuesit vendor e ka edhe zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj.
“Kemi pasur punë intensive, kemi ndërhyre në legjislacion duke ia përshtatur me politika të qeverisë., Fokus të veçante i kemi dhënë bizneseve vendore. Ne po punojmë shumë që të bëjmë ligja të cilat e mbrojnë prodhuesin dhe duke e mbrojtur prodhuesin atëherë hapen vende pune. Pa prodhim nuk krijohen vende të reja të punës.
Limajn e kam krah të fuqishëm në mbrojtje të prodhimeve vendore. Kemi marrë një serë vendimesh ku lirohen nga akcizat linjat e prodhimit, pra makineritë prodhuese janë të liruara nga akciza dhe dogana”, ka thënë Hasani në Tribuna Channel.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?