Ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, emri i të cilit figuron në listën e personave që presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, e ka refuzuar dekoratën.
Në një letër që Selimi u ka dërguar familjes nga Burgu i Dubravës, të siguruar nga Indeksonline, ai ka përmendur arsyen e refuzimit, shkruan Indeksonline.
Gjenerali Selimi ka shkruar se nuk mund të pranoj dekoratë për merita lufte, kur po mbahet padrejtësisht në burg për gjoja krime lufte.
Më poshtë gjeni letrën e Selimit nga Dubrava:
Kam pase nderin te marr dekorata dhe mirenjohje nga presonalitete te ndryshme vendore e nderkombetare, nga presidente te Kosoves, nga presidente te Shqiperise, pastaj nga personalitete nderkombetare si Sekretari i Pegjithshem i NATO-s, nga admirale dhe gjenerale te NATO-s, nga shume komandante te KFOR-it, nga Kryeadministratori I Kosoves, nga Komandanti i Gardes i Shtetit te Ajovas – SHBA, nga ambasadori ameikan si dhe nga shume personalitete tjere vendore e nderkombetare.
Sa here jam dekoruar ose nderuar me mirenjohje jam ndier krenar qe eshte vleresuar kontributi dhe puna ime ne sherbimin ndaj vendit.
Por, sot ne media pash emrin tim ne mesin e shume emrave te dekoruar nga Presidenti i Kosoves ne 10 vjetorin e Pavaresise.
Si mund te dekorohem per merita lufte kur une po mbahem padrejtesisht ne burg gjoja per krime lufte?
Prandaj dekorata e till per mua eshte e pa pranueshme, per aq sa une mbahem dhe denohem padrejtesisht.
Une refuzoj kete dekorate duke mos pranuar keshtu te jam i fyer nga hipokrizia!
19 Shkurt 2018
Sylejman Selimi
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...