Olivier Giroud ka zbuluar pse i ka dhënë fund në muajin janar qëndrimit prej pesë viteve e gjysmë në Arsenal për t’iu bashkua rivalit në ligë – Chelseas.
Sulmuesi francez u transferua në Stamford Bridge për 18 milionë funta në ditën e fundit të merkatos së transferimeve të muajit të kaluar pas nënshkrimit të “Topçinjve” me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang për një tarifë rekorde për klubin prej 56 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
“Shkova te trajneri dhe e pyeta se ku ishte me Aubameyangin”, ka thënë fillimisht Giroud për ‘France Football’.
“E kam vendosur atë pak në presion, ashtu si agjenti im, i cili ka folur me të disa herë në ditë. Është normale. Unë nuk doja të kaloja me forcë te Chelsea, që ishte zgjedhja më e mirë për mua”
“Trajneri menjëherë u përgjigj dhe më tha: “Mos u shqetëso, unë do të bëjë më të mirën që ju te jeni i lumtur”. Në njërën anë, ishte normale. Nuk kam kërkuar asnjëherë të largohem”
Por, ai ka zbuluar gjithashtu që gjërat ishin frustruese në Arsenal duke thënë se nuk mund të duronte më qëndrimin në bankinë./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...