Ai akualisht po kryen disa vizita në kryeqytetet evropiane, derisa Britania e Madhe kërkon të arrijë një marrëveshje të re për tregti me BE-në.
Në të njëjtën kohë, Britania dëshiron që përveç marrëveshjes me Bashkimin Evropian, të jetë e lirë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të këtij lloji edhe me vendet e tjera në botë.
Mirëpo liderët evropianë kanë paralajmëruar, se Britania nuk mund të jetë edhe e liruar nga rregullorja e bllokut edhe të ketë tregti të pakufizuar.
Ministri britanik ka thënë se vendi i tij dëshiron të punojë me BE-në, për të krijuar rregulla me standardin më të lartë në botë, duke cituar të drejtat e punëtorëve dhe rregulloret financiare, si fushat të cilat kanë hapësirë për përmirësim.
Komentet e tij kanë qëllim uljen e shqetësimeve të politikanëve evropianë, për atë se Britania mund të ndërprejë taksat dhe rregulloret për të tërhequr biznese globale.
Mbështetësit e Brexitit, kanë vlerësuar, se eliminimi i shpenzimeve të vëna nga BE-ja, do të jetë njëri nga përfitimet kryesore të Britanisë, sapo të largohet nga blloku./REL
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...