Google ADS

Kosova U-19 humbi miqësoren e parë kundër Bullgarisë U-19

18:35 | 20 Shkurt 2018
Arbresh Info

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore kundër Kombëtares bullgare të të njëjtës grupmoshë, që u zhvillua në Varna, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit në “Elite Round”, që do të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars në Portugali.

Pas një loje interesante, fitores iu gëzua Bullgaria U-19, me rezultat 2:1. Skuadra e drejtuar nga Ramiz Krasniqi e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në minutën e 18-të arriti të kalojë në epërsi, me golin e shënuar nga Adrian Behrami.

Kosova vazhdoi me lojë të mirë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me epërsinë e një goli.

Megjithatë, në pjesën e dytë ritmi i lojës ra paksa tek kombëtarja jonë dhe këtë e shfrytëzuan bullgarët, duke shënuar dy gola, për t’iu gëzuar fitores.

Ndeshjen e dytë miqësore këto dy kombëtare do ta luajnë të enjten në orën 11:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme