Lionel Messi e di si të gjithë të tjerët që Barcelona ka një ndeshje vendimtare mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Chelseas në Ligë të Kampionëve.
Dy skuadrat kanë zhvilluar disa beteja të paharrueshme gjatë viteve, por gjiganti katalunas mban mirë mend vizitën e tyre të fundit në vitin 2009 kur Andres Iniesta realizoi vonë golin e fitores, transmeton portali arbresh.info.
Pasi janë sfiduar vazhdimisht nga “Blutë”, edhe këtë pritet të mos ketë ndonjë ndryshim dhe bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, Messi dëshiron që trajneri Ernesto Valverde të marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me formacionin startues në Stamford Bridge.
Andre Gomes, Paco Alcacer dhe Ousmane Dembele duhet të qëndrojnë në bankinë sipas Messit për shkak se treshja kanë dështuar për të shfaqur cilësitë e tyre te skuadra gjatë ndeshjeve në ligë si pasojë e formës së dobët dhe lëndimeve.
Dembele ka qenë pjesë e vetëm nëntë ndeshjeve qysh pas transferimit gjatë verës, ndërsa Gomes dhe Alcacer janë shfrytëzuar më shumë si zëvendësues gjatë ndeshjes duke hyrë në fushë nga bankina.
Por, mbetet të shihet nëse sugjerimi nga Messi do të jetë vendimtar, ndërkohë që ata dëshirojnë të rikthehen në Camp Nou me një rezultat pozitiv për ta mbrojtur atë.
Takimi ndërmjet dy gjigantëve zhvillohet duke filluar nga 24:45./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...