Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme, Selami Shkodra ka marrë pjesë në tyrezën shkencore me temë ‘Një dekadë shtet: Sfidat e sigurisë në Kosovë”.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka treguar se në këtë ryezë kanë qenë të pranishëm edhe disa personalitete që kanë diskutuar lidhur me këtë temë.
Statusi i plotë:
S’bashku me drejtorin e Akademisë e sigurisë Publike z.Ismajl Smakiqi, me dekanin e fakuktetit të sigurisë publike prof.Bejtush Gashi, profesoret Arsim Bajrami,prof.Haki Demolli, profesorin nga SHBA John R. Fisher, prof.Xhavit Shala nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë, kolonel Riza Shillova nga policia e Kosovës morem pjesë në tryezën shkencore me temë “Një dekadë shtet: Sfidat e sigurisë në Kosovë”. 20.02.2018.
Më poshtë e gjeni fjalimin e zv/ministrit Shkodra të mbajtur në këtë tryezë shkencore:
———————
Të nderuar të pranishëm,
Fillimisht më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë të Punëve të Brendshme t’ju uroj 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Po ashtu dëshiroj të përgëzoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për organizimin e kësaj Konference në kuadër të festimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë.
Rrugëtimi i shtetit tone të ri gjatë këtyre 10 viteve, që nga shpallja e pavarësisë është ballafaquar me shumë sfida si ato vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare, por gjithashtu këto 10 vite kanë rezultuar me shumë suksese në aspektin e konsolidimit institucional dhe forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Duhet theksuar se Kosova sot është njohur nga 117 shtete, është anëtarësuar në një numër organizatash ndërkombëtare që po i mundësojnë Kosovës të afirmohet me vlerat e saja politike, ekonomike, kulturore, sportive dhe shumë fusha tjera në të cilat kosovarët shquhen anë e këndë globit.
Duhet theksuar sukseset e djemve dhe vajzave tona në fushën e artit dhe sportit.
Republika e Kosovës, synim kryesor ka integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe këto synime reflektojnë në agjendën dhe politikat tona qeveritare dhe më gjerë.
Politikat tona të sigurisë janë të harmonizuara me politikat Evropiane dhe ndërkombëtare, dhe në këtë aspekt jemi të vendosur për anëtarësim në INTERPOL dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar të sigurisë si dhe për formalizmin e partneriteteve strategjikë me EUROPOL-in dhe mekanizmat e ngjashëm të sigurisë në nivel të Bashkimit Evropian.
Siguria Publike nga prizmi i Ministrisë të Punëve të Brendshme, para se gjithash matet me aftësinë e agjencive të cilat udhëhiqen nga Ministria e Punëve te Brendshme, ne përputhje me Misionin e kësaj Ministrie, gjegjësisht kujdesin për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës se Kosovës.
Marre parasysh historinë e këtyre agjencive që nga themelimi e deri më sot, rrethanat në të cilat ato janë themeluar dhe janë zhvilluar, misionin e tyre jashtëzakonisht te vështirë, dëshiroj t’ju them se jam i kënaqur me punën që ato bëjnë. Ne Ministria të cilën drejtojmë do të vazhdojmë në ngritjen e cilësisë të shërbimeve të cilat janë përcaktuar ne fushëveprimet e Ministrisë dhe Agjencive të cilat drejtohen nga Ministria e Punëve te Brendshme.
Sfidat e sigurisë ne kohën bashkëkohore nuk janë më sfida të një shteti, por kane dimensione rajonale dhe ndërkombëtare, andaj kërkohet bashkëpunim dhe partneritet i ngushte si nga mekanizmat brenda vendit, ashtu edhe ato nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Andaj fuqizimi i mekanizmave vendor për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimit kibernetike dhe trafikimit me qenie njerëzore, narkotik dhe ato me armë, është i rëndësisë së veçante për të dhënë rezultate në luftimin e këtyre krimeve dhe për të fuqizuar partneritetin me organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe për të krijuar besimin e ndërsjellë.
Më lejoni të shprehi kënaqësinë time, duke qëndruar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, me të cilën jam njoftuar gjate këtyre muajve në funksionin e zv.ministrit ne Ministrinë e Punëve te Brendshme. Misioni i Akademisë në trajnimin dhe arsimimin e zyrtareve te zbatimit të ligjit, zhvillohet me programe bashkëkohore të akredituara nga agjencitë profesionale dhe të pavarura të akreditimit. Po ashtu bashkëpunimi dhe partneriteti i pandërprerë i Akademisë me ICITAP-in, OSBE-ne, Komisionin Evropian dhe të gjitha rrjetet regjionale, evropiane, amerikane dhe ndërkombëtare, dëshmon për punën serioze dhe profesionale te cilën po e bene Akademia me qëllim të ngritjes të kapaciteteve të Agjencive të Sigurisë Publike.
Ne cilësinë e zv.ministrit të Ministrisë të Punëve të Brendshme do të përkrahë Akademinë në misionin dhe vizionin e saj, duke e konsideruar institucion kyq për ngritjen e kapaciteteve të Agjencive te Sigurisë Publike, pikërisht për t’ju përgjigjur sfidave me të cilat sot dhe ne të ardhmen përballen Agjencitë e Sigurisë Publike.
Ju faleminderit!
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë