Rojet revolucionare të Iranit thonë se kanë gjetur rrënojat e një avioni të pasagjerëve që u rrëzua të dielën.
Televizioni Shtetëror transmeton pamjet, të marra nga një helikopter, duke treguar rrënojat në malet me dëborë, transmeton portali arbresh.info
Aeroplani i Aseman Airlines zbriti në malet Zagros në perëndim të vendit dhe të gjithë 66 vetë në bord besohet se kanë vdekur.
Ekipet e kërkimit do të vazhdojnë në vendngjarje në këmbë, pasi helikopteri nuk ishte në gjendje të mbërrinte në mal, tha një zëdhënës.
Kreu i shërbimeve emergjente të vendit tha se lëvizja e trupave të atyre që kishin vdekur do të ishte e vështirë në kushtet e këqija të motit./Arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...