Arsenali transferon mbrojtësin italian të Juventusit

14:05 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Arsenali është duke shprehur interesim për të nënshkruar me qendërmbrojtësin italian të Juventusit, Daniele Rugani.

Trajneri francez i topçinjëve, Arsene Wenger, dëshiron të përforconë mbrojtjen me transferimin e Ruganit.

Rugani shihet si e ardhmja e mbrojtëse se azzurëve dhe tashmë ka bërë vendin e titullarit në formacionin e Juventusit.

Sipas mediave angleze, Arsene Ëenger është një admirues i madh i ish-qendërmbrojtësit të Empolit dhe është duke përgatitur një ofertë prej 25 milionë funtesh për transferim e tij gjatë verës.

“Rugani është një lojtar ndërkombëtar. Ai mund të luajë në çdo ligë, kështu edhe në Britani të Madhe”, tha agjenti Davide Torchia për The Sun.

“Ai është i ri dhe elegant në mënyrën sesi luan” u shpreh ai. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme