Eneda përjeton keq ndarjen, fotoja që zbulon ndryshimin drastik të këngëtares

13:30 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ajo është një yll i skenës muzikore shqiptare dhe një personazh shumë i dashur televiziv, veçanërisht pas prezantimit të “Portokalli”.

Po flasim për Eneda Tarifën, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga partneri me të cilin kishte 18 vite lidhje.

Edhe pse ndarja mesa duket ka qenë e pashmangshme, këngëtarja e njohur mesa duket po tenton ta kalojë me sportivitet, edhe pse fotot që poston në rrjete sociale herë pas here flasin për të kundërtën.

Së fundmi Eneda ka shokuar fansat me një foto që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet shumë e dobësuar.

Paçka fansat e kanë komplimentuar për look-un, nuk ka mbetur pa u vënë re se Eneda ka rënë ndjeshëm në peshë.

Epo ndarjet nuk janë kurrë të lehta, e ne shpresojmë që Eneda të ketë një jetë plot buzëqeshje!/shqiperiaime/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme