Dizenjatorja e njohur kosovare arrin sukses në Berlinale

11:37 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Dizenjatorja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi Rugova po vazhdon me sukseset ndërkombëtare.

Ajo së fundi ka marr pjesë në festivalin e filmit ‘Berlinale’ që u mbajt në Berlin, shkruan arbresh.info.

Blerina Kllokoqi Rugova ishte pjesë e ekipit të filmit “Kijem Holand” që u nominua në kategorinë “Shorts/Generation 14 plus”.

Përmes një postimi në Instagram Blerina ka falënderuar dy aktorët pjesëmarrës në këtë festival të cilët u prezantuan me veshjet e dizenjatores.

“Ndjehem e privilegjuar qe isha pjes e ekipit te Kosoves ne festivalin e filmit ne Berlin. Një falenderim i veçantë shkon per Aniten , Solidit dhe stafit BKR qe na ndihmuan ne paraqitjen e dy yjeve shqiptare Andit dhe Florisit. Faleminderit MRSK dhe QKK” ishte statusi i Blerinës.

Ky është një tjetër sukses për kreatoren Kllokoqi-Rugova, dihet që kreatorja kosovare u përkujdese për dukjen e aktores së famshme Jon Mack në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Oscars 2015”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme