Moura: Tottenhami mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

10:08 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mesfushori sulmuesi brazilian, Lucas Moura, shënoi gol në ndeshjen e parë që e filloi nga minuta e parë për Tottenham Hotspurs.

Moura shënoi në barazimin kundër Rochdale 2 me 2 në kuadër të FA Cup, përcjell arbresh.info.

Ish ylli i PSG, ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, duke thënë se skuadra mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

“Secili lojtar dëshiron të fitojë trofe, të bëjë historinë dhe unë jam këtu për të bërë historinë me shokët e mi të rinj, bashkëlojtarët e mi të rinj”.

https://twitter.com/SpursOfficial/status/965519784178802688?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flucas-tottenhami-mund-ta-fitoje-lk-ne%2F

“Unë besoj se për shkak se kemi shumë cilësi dhe strukturë të mrië, jam vërtet i impresionuar, ne mund të ëndërrojmë për Ligën e Kampionëve”, theksoi Lucas Moura,

Spurs kanë një rezultat të mirë prej 2-2 nga udhëtimi në Torino te Juventusi dhe në ndeshjen kthyese një barazim 1-1 ose pa gola do të mjaftonte për t’u kualifikuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme