Bazuar në ‘TechCrunch’, drejtori ekzekutiv i GoPro-së, Tony Baes ka zbuluar tek investitorët që krijuesi i kamerës aksion është duke zhvilluar një aplikacion, i cili do i lejojë përdoruesit të rregullojnë videot direkt nga telefoni apo tableta e tyre. Aplikacioni është në fazat finale të testimeve, kështu që së shpejti mund të shikoni opsionet për rregullim që ofron.
Megjithatë, GoPro ka në plan gjithashtu të lansojë një shërbim për ruajtjen e të dhënave që automatikisht të gjeneroj regjistrimet e bëra, shkruan arbresh.info. Bates i ka thënë investitorëve që tashmë ky shërbim është zhvilluar, në fakt, kompania ka filluar testimin e një versioni të mëparshëm që mund të shfaq videot e shkrepura edhe nga pajisjet e tjera që nuk janë regjistruar nga GoPro.
Bazuar në një raport për të ardhurat financiare, GoPro ka fituar 420 milionë dollarë nga tremujori i dytë i këtij viti duke u rritur për 71.7% në krahasim me vitin e kaluar./arbresh.info
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...