Google ADS

Krasniqi: Kosova nuk mund të tërhiqet nga Gjykata Speciale

09:05 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Jakup Krasniqi nga partia NISMA Socialdemokrate, në emisionin “Përballje” ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Krasniqi theksoi se ka qenë kundër Gjykatës Speciale, por tashmë dy e treta e deputetëve i kanë thënë ‘po’ kësaj Gjykate dhe tashmë Kosova ka hyrë në obligime ndërkombëtare nuk është mirë të tërhiqet mbrapa dhe ajo tashmë duhet të funksionojë.

“Nuk është dashur të ndodh nisma për tërheqjen e Gjykatës Speciale. Ka qenë një kthim i panevojshëm dhe mirë është bërë që liderët janë tërhequr. Pasi që nuk rezultojë e suksesshme kjo nismë nuk na dëmton dhe nuk mund të lejë pasoja”, tha Krasniqi.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se duhet të jenë disa parakushte për normalizim të marrëdhënieve.

“Në tërë territorin e Kosovës duhet të ketë sovranitet të plotë, në kuptimin e mirë të fjalës, Serbia duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe pastaj të gjitha rrugët do të hapen. Sa i përket normalizimit jam shumë skeptik, sepse pala serbe është shumë irracionale në këtë drejtim”, tha Krasniqi.

Sipas tij, të gjitha Marrëveshjet që janë arritur në Bruksel nuk janë realizuar.

Ai tha se mos ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit realisht ka penguar ecjen e Kosovës para dhe sipas tij kjo është pengesa më e madhe për liberalizimin e vizave./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme