Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin janar të vitit 2018.
Sipas këtij raporti, inflacioni në muajin janar ishte me rënie për -0.2 për qind.
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për tarifat energjisë elektrike po jep efekt në indeksin e çmimeve të konsumit, pasi rryma është liruar nga këto tarifa.
“Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës të datës 31 mars 2017 është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj”, thuhet në raport.
Megjithatë, çmimet u rritën për 0.2 për qind në janar 2018 në raport me dhjetorin e 2017.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.2% në muajin janar 2018, krahasuar me muajin dhjetor 2017”, shpjegon ASK-ja.
Sipas Agjencisë së Statistikave pemët dhe perimet, por edhe disa nga gjërat tjera ndikuan në rritje të çmimeve.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet pemë (1.5%); perime (10.2%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (2.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit“, thuhet në raport.
Por rryma dhe produktet e qumështit ishin më të lira në janar.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-1.2%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.6%); shërbime për transport (-3.1%)-(rënie e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim prej (-0.3%) në indeksin e harmonizuar tç çmimeve të konsumit“, tregon ASK-ja.
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen
Së shpejti në treg, çfarë do të sjellë iPhone SE 4 që do të ...
Pesë ushqimet që duhet të hani për flokë të shëndetshëm
Kurti: Kosova një histori e suksesshme, është shembull i thj...