Google ADS

Dhjetëra civilë të vrarë në Ghoutan Lindore

08:36 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Bombardimet nga forcat siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në rajonin e kontrolluar nga rebelët jashtë Damaskut, thonë aktivistët.

Të paktën 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë u vranë në sulmet ajrore dhe raketat, bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info

Grupi me bazë në Britani tha se 470 njerëz janë plagosur, disa në gjendje kritike.

Duke kërkuar që të ndalohen bombardimet, zyrtarët e OKB-së thonë se situata është duke dalë jashtë kontrollit.

Gati 400 mijë njerëz jetojnë në Ghoutan Lindore, që është nën rrethim që nga viti 2013.

Ushtria besohet që është duke u përgatitur për ofensivë tokësore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme