77 civilë të vrarë nga sulmet në Ghouta, Siri

01:03 | 20 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Bombardimet të kryera nga forcat qeveritare siriane kanë lënë të vdekur dhjetëra civilë në rajonin e Ghoutas Lindore, që kontrollohet nga rebelët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut kanë theksuar se të paktën 77 persona janë vrarë gjatë sulmit, përfshirë 20 fëmijë, transmeton portali arbresh.info

Ushtria besohet se është duke u përgatitur për të kryer një sulm tokësor.

Rreth 400 mijë njerëz jetojnë në Ghoutan Lindore, rajon i cili vazhdon të jetë nën rrethim që nga viti 2013.

Kjo është enklava e fundit që mbahet nga opozita pranë kryeqytetit sirian, Damaskut.

Forcat siriane nxitën fushatën e tyre për të rimarrë zonën më parë këtë muaj.

OKB ka bërë apel urgjent për një armëpushim, në mënyrë që civilëve t’u ofrohet ushqim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme