Jakup Krasniqi nga partia NISMA Socialdemokrate, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për një president mbarëkombëtar.
Ai ka thënë se deklarata e kryeministrit Edi Rama nuk u kuptua ashtu siç duhet.
“Ne nuk duhet të kemi frikë nga fjalët që dërgojnë nga një komunikim ndryshe. Unë dua ta shohë një fjalë më tepër programore të një perspektive të ardhshme”, ka thënë në emisionin ‘Pwrballje’ tw Telegrafit.
Sipas tij, deklarata e Ramës ka qenë më shumë se simbolikë.
“Duhet rishikuar se sa realiste ishte, përndryshe përmbajtja e fjalimit kishte përmbajtje të fortë, por duhet të shikojmë se si duhet të ecim në atë drejtim dhe mendoj se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur mundësi ku gjatë këtyre viteve ta kenë një treg të përbashkët. Deklarata është shumë e fryrë, që nuk e tregon realitetin ashtu siç duhet. Vendet tona, kështu të izoluara nuk mund të zhvillohen. Ka shpërputhje në këtë drejtim sa i përket çështjes së bashkëpunimit tregtar”, ka shtuar Krasniqi./Telegrafi/
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...