Costacurta: Italia duhet ta zgjedh sa më shpejt trajnerin

23:51 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Alessandro Costacurta i ka tërhequr vëmendjen FIGC (Federatës Italiane të futbollit), se duhet ta zgjedh sa më shpejtë trajnerin e Kombëtares, edhe pse trajnerët e fortë si Max Allegri, Luciano Spalletti dhe Antonio Conte, janë nën kontratë.

Ish-lojtari i Milanit, Costacurta, është zgjedhur si zëvendës komisionar për FIGC për zgjedhjet e presidentit të ri të federatës.

Ai thotë se duhet të gjendet sa më shpejt zëvendësimi për ish trajnerin, Giampiero Ventura.

Ventura e la pa Botëror kombëtaren italiane (Foto: Getty Images)

“Duhet të nxitojmë dhe ta gjejmë shpejtë trajnerin e ri, ka shumë trajnerë që na pëlqejnë ,por janë të zënë”.

“Mendoni, për shembull, Allegri, Spalletti dhe Conte, të gjithë janë nën kontratë”.

Costacurta u pyet për Allegrin, duke e pyetur se a do të ishte ai kandidat nëse largohet nga Juve në fund të sezonit.

“Mendoj që në vitet mund të jetë, por ai është në bankën e një klubi të rëndësishëm”, ka thënë Costacurta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme