Ish-kryeadministratori i parë i UNMIK’ut në Kosovë, Bernard Kouchner, ka thënë që veriu i Kosovës ka qenë i ndarë që në fillim pasi nuk donin që të bëhej sërish luftë.
“Veriu i Kosovës ka qenë i ndarë që në fillim pasi nuk dëshironim të sillnim një aksion luftarak që do të sillte sërish luftën”, tha ai në ‘Zona B’ të Klan Kosovës.
“Ka qenë një zonë që ishte brenda gjeografisë së Kosovës edhe pse ne kemi pasur mundësi të shkonim në tri zonat në veri. Nuk kisha ardhur këtu për një luftë njëri prej sukseseve të kombeve të bashkuara ka qenë të mos bëhej më luftë”, theksoi ai.
Kouchner ka kujtuar kohën kur ka ardhë në Kosovë dhe gjëja që më së shumti e kishte prekur ishte masakrat që i ishin bërë fshatarëve.
“Ende më vjen për të qarë kur e kujtoj atë kohë, masakra e fshatarëve ka qenë një realitet i dhimbshëm që më ka prekur shumë”.
“Kam shkuar në shtëpi të serbëve të Prishtinës ku isha bashkë me z.Thaçi ku kam parë gra që ishin sulmuar dhe dhunuar”, tha ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...