Kënga “Despacito” dominon në Lojërat Olimpike në akull

22:03 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kënga dominuese e vitit 2017 “Despacito”, e sjellë nga Luis Fonsi dhe Daddy Yanke e ka dëshmuar tashmë se edhe në vitin 2018 do të jetë hit dhe se nuk do të harrohet.

Përgjatë programit të vallëzimit në akull, në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore, kënga “Despacito” është përdorur si prapavijë e performancës nga tri ekipe të ndryshme.

Kjo nuk kishte ndodhur rastësisht, pasi që ekipet garuese kanë kërkuar që të kenë ritme latine në performancën e tyre, kështu “Despacito” ka zënë vend tek të tri ekipet konkurruese.

“Despacito” është zgjedhur si kolonë përcjellëse nga garuesit e Koresë Jugore, Amerikës dhe Polonisë./radiovalarinore/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme