Turqia paralajmëron qeverinë siriane mbi ndërhyrjen e mundshme në Afrin

20:09 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Turqia ka paralajmëruar qeverinë siriane kundër hyrjen në enklavën e kontrolluar nga kurdët në Sirinë veriore, ku është duke u zhvilluar një ofensivë e madhe ushtarake turke.

Paralajmërimi krijon një përplasje të mundshme mes trupave turke dhe forcave qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia dhe Irani, transmeton portali arbresh.info

Ndërhyrja e trupave siriane në Afrin do të ishte një hap drejt rikthimi të pranisë së Bashar al-Assad përgjatë kufirit me Turqinë.

Paralajmërimi nga ministri i jashtëm turk erdhi pak pasi mediat siriane thanë se forcat pro-qeveritare do të hynin në Afrin “brenda disa orësh”.

“Nëse regjimi po hyn për të mbrojtur YPG-në, atëherë askush nuk mund të na ndalojë neve, as Turqinë, as ushtrinë turke”, Mevlut Cavusoglu.

Mediat siriane kanë pohuar mbi ndërhyrjen e ushtrisë në  Afrin, veprim i cili sipas analistëve do të rrisë tensionet edhe më shumë./arbresh.info/

Të ngjashme