Meta takon zv.Presidentin e ASHAK, Jusuf Bajraktari

17:51 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim zv.kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Jusuf Bajraktari.

Presidenti Meta vlerësoi ASHAK, si një institucion me kontribute të mëdha në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të gjuhës e kulturës tonë kombëtare, të historisë e të arsimit shqip.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e veçantë, që akademitë e dy shteteve tona, duhet të bashkëpunojnë për organizimin e veprimtarive kryesore të festimeve të këtij viti jubilar, duke patur në konsideratë edhe dy përvjetore të rëndësishme, kremtimin e 140-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe 110-Vjetorin e Kongresit të Manastirit.

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme