Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të ketë kujdes ndaj Besiktasit, gjatë takimit të tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i botës me kombëtaren gjermane, thotë se bashkëlojtarët e tij duhen të heqin dorë nga loja e bukur, për ta mposhtur gjigantin turk.
Besiktas në këtë sezon është duke kaluar në formë fantastike dhe ishte njëra nga skuadrat e para që kishte siguruar kalimin e fazës së grupeve.
“Kjo është një fazë speciale. Për gjërat e mira nuk është e domosdoshme që të luash bukur për të fituar. Shpesh, gjërat tjera janë më të rëndësishme se estetika”, tha Hummels gjatë konferencës për media.
“Ne e dimë që do të takohemi me një skuadër të madhe evropiane, që ka fituar grupin pa problem. Kanë emra të mëdhenj në skuadër kualitet në lojën e tyre taktike dhe individuale”.
Bayerni dhe Besiktasi do të takohet nesër (e martë) nga ora 20:45 në stadiumin ikonik “Allianz Arena”. /arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...