Lladrovci i quan ‘katundarë’ Bekim Jasharin e Mergim Lushtakun

15:11 | 19 Shkurt 2018
M. A.

Sot është ditëlindja e 68-të e heroit Hamëz Jashari. Për nder të kësaj dite, deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Ganimete Musliu kanë vizituar kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari i cili është edhe i biri i Hamzës, shkruan portali Arbresh.info

Deputetja Deliu ka ndarë këtë moment përmes postimit të dy fotografive në llogarinë e saj në Facebook. Por, ajo çka nuk është pritur, është komenti i Ramiz Lladrovcit i cili i ka quajtur “katundarë” Bekim Jasharin dhe Mergim Lushtakun, sepse, sipas tij nuk kanë treguar respekt për femrat dhe i kanë lënë në qosh të fotografisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme