Google ADS

Veseli publikon momente interesante nga Dita e Pavarësisë

14:26 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Aktivitete të shumta u zhvilluar në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Personalitete të mëdha shqiptare e të huaja ishin të pranishëm në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoni të ndryshme që ishin organizuar për këtë qëllim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka publikuar disa fotografi të cilat i ka quajtur kujtim nga 10 vjetori i Pavarësisë.

Në këto fotografi Veseli shihet pranë personaliteteve si Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Eliot Engel, Bernard Kouchner e shumë të tjerë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme