Nëser në Bruksel nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës e Belgjikës për Sigurime Sociale

13:38 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot udhëton për në Belgjikë, ku nesër do të nënshkruhet marrëveshja për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me Maggie De Block, ministre e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik.

Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme