Google ADS

Në Serbi po kërkohet që Edi Rama të shpallet ‘persona non grata’

11:57 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Kombëtare të Serbisë, Nenad Popoviq, i ka bërë thirrje qeverisë serbe që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shpallet “persona non-grata” në Serbi për shkak të deklaratave të tij në Prishtinë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. përbashkët.

Në një njoftim me shkrim për mediat, Popoviq thotë se deklarata e Ramës është një kërcënim serioz nga Shqipëria që në të ardhmen planifikon aneksimin e Kosovës.

“Pyesni veten se si Donald Trump do të reagojë ndaj Presidentit meksikan duke kërcënuar Amerikën me aneksimin e Teksasit apo Presidentin rus, Putin për duke kërcënuar për Ukrainën për aneksimin e Krimesë”, ka thënë Popoviq, raportojnë mediat serbe.

Ai beson se Serbia duhet menjëherë t’i përgjigjet këtij kërcënimi, ashtu siç bënë çdo shtet sovran.

Sipas Popoviqit, ky do të ishte një mesazh i qartë për komunitetin ndërkombëtar se Serbia dhe aleatët e saj nuk do të lejojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe, e cila sipas tij, është kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme