Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka nisur këtë të hënë procedurat për zgjidhjen e njëanshme të kontratës koncensionare për ndërtimin e një sërë HEC-esh në lumin Osum.
Vendimi vjen disa ditë pas publikimit në media të një skandali të përmasave të mëdha, ku qeveria “pa dashje” kishte lejuar hapjen e dritësh jeshile për ndërtimin e HEC-eve në lumin Osum.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka administruar vendimin Nr.01, datë 15.02.2018 të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e cila ka njoftuar pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ “Vendimi për VNM paraprake, Nr.13, Nr.137 identifikimi, datë 26.03.2015” për aktivitetin instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike për hidrocentralet Bigas 1 dhe Bigas 2”, në pellgun ujëmbledhës “Përroi i Bigasit”, Skrapar””, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Pas plasjes së skandalit, qeveria e të majtëve reagoi disa ditë më tutje, duke u justifikuar se e gjitha ishte një gabim njerëzor. Kryeministri edi Rama do ta sqaronte kështu “keqkuptimin”.
Postimi i plotë i Kryeministrit Rama
“Qysh se u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anulohet.
Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë.
Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur pa dashje mund të jenë duke gabuar.
Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”, mbyllet postimi i Kryeministrit në “Facebook”.
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...