Google ADS

Turqia bllokon qasjen në Twitter

14:28 | 22 Korrik 2015
Arbresh.info

Pas sulmit në qytetin turk Suruc, i cili la 32 persona të vdekur, Presidenti Rexhep Tajip Erdgoan, ka bllokuar qasje në rrjetin social Twitter.

Presidenti Erdgoan ndërmori këtë hap në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e fotografive të bombardimeve të së hënës. Gjithashtu edhe qasja në rrjetin social Facebook është kufizuar pjesërisht.

Është bërë e ditur se pasi që të hiqen imazhet e përhapura në rrjetet sociale atëherë qasja do të lirohet sërish.

Sulmi pranë kufirit sirian la të vdekur 32 persona dhe rreth 100 të plagosur. Sipas të dhënave të para nga qeveria, dyshohet për një sulm vetëvrasës me bombë nga grupi terrorist ISIS./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme