Sulm fizik në Fushë Kosovë, lëndohet një person

10:13 | 19 Shkurt 2018
M. A.

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një tjetër person, njofton Klan Kosova.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një revole dhe tetë fishekë. I njëjti për shkak se kishte urdhëresë ndalese nga gjykata është dërguar për vuajtje të dënimit të burgun e Dubravës.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme