Google ADS

FFK po merr pjesë në samitin e FIFA-s që po mbahet në Mauritani

09:49 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në samitin e FIFA-s që po mbahet në Mauritani në kuadër të TEP (Top Executive Program) e ku po merr pjesë presidenti i FFK-së Fadil Vokrri bashkë me menaxherin për licencim Bajram Shala, njofton FFK, përcjellë arbresh.info.

Në këtë samit po shtjellohen çështje me rëndësi për futbollin botëror siç janë: Zhvillimi strategjik i futbollit për të rinj dhe zhvillimi i garave të të rinjve. Temë bosht e samitit është edhe futbolli i femrave me intenca që të krijohet një Ligë botërore e femrave.

Pjesëmarrësit po diskutojnë edhe për Programet zhvillimore të federatave anëtare si dhe çështjen e transferimit të futbollistëve, por edhe një sërë temash me interes.

Këtë samit presidenti i FFK-së po e shfrytëzon edhe për takime me kryetarë të federatave dhe vënien e kontakteve me shumë federata për të arritur edhe pajtueshmëri për bashkëpunim në të gjitha segmentet, që për FFK-në kanë rëndësi të madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme