Askush nuk do ta besonte lajmin e hidhur të mëngjesit të atij fund tetori. Adelajda Xhamani, ish-banorja simpatike e edicionit të dytë të ‘’Big Brother Albania’’, vajza që theu rregullat e ngurta të mentalitetit patriarkal dhe ndoqi ëndrrën e saj, nuk jetonte më.
Moderatorja simpatike u gjet e vdekur në apartamentin e saj të dielën e 29 tetorit të kaluar. Një lajm që do të prekte të gjithë miq, familjarë, kolegë, por edhe atë, djalin me të cilin ajo zgjodhi të luftonte brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Nuk do të vononte shumë dhe Bjordi Mezini do të reagonte në rrjete sociale lidhur me vdekjen e ish-të dashurës së tij të zemrës, një shkrim ”mea culpa” që shkaktoi shumë debat lexoni këtu, por vetëm dje ka folur publikisht lidhur me këtë çështje. I ftuar në emisionin “You and me” në NRG Radio, Bjordi u shpreh se ata kanë kaluar shumë gjëra të bukura së bashku dhe se ai ka ndikuar shumë në jetën e saj.
“Është një person që mungon dhe nuk ka shumë për të thënë. Të gjithë e dinë sa kam ndikur unë te jeta e saj dhe ajo tek e imja. Kemi kaluar një periudhë shumë të veçantë keni ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të ndjeja shumë për atë njeri. Mund të them që e njhja më shumë se çdo njeri dhe më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq”, u shpreh ai. Ndërkohë ish-banori i Big Brother përmendi edhe momentin kur me anë të një statusi në rrjetet sociale, lexoni Ju kanceri i kësaj bote nuk meritoni as mallkim, sepse të mallkuar keni lindur, reagoi shumë ashpër me fansat për mënyrën si ata e pritën pjesëmarrjen e tiij në ceremoninë mortore të Adelës. ”Dua t’u kërkoj ndjesë të gjithëve, isha shumë i ngarkuar emocionalisht në atë periudhë”, përfundoi ai./Living.al
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...