Google ADS

Aksidenti në aksin Velipojë-Shkodër, ndërron jetë edhe vajza 10-vjeçare

00:13 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Tragjedia e dhimbshme në Shkodër ka shuar thuajse të gjithë familjen.

Pjestarët e një familje, janë ndarë të gjithë nga jeta përvec bashkëshortes.

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, Rajan 8 muajsh dhe Ajsel 5 vjeç, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe vajza e tij 10 vjecare, ndërsa bashkëshortja është në gjendje të rëndë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, Brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’. /albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme