I sëmuri djeg xhami e shtëpi në Runik të Skenderajt

00:04 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Selman Sejdiut ju dogje shtëpia nga komshiu i tij i sëmurë mental me inicialet D.M, dhe atë për herë të dytë brenda tre muajsh.

“Askush më kanë thanë që nuk e merre me punu pa 30 mijë euro”, ka thënë Sejdiu.

Dëmi që ndodhi në këtë incident në Runik të Skenderajt është për 5 mijë euro më i madh se ai i zjarrit të parë.

Sejdiu ka thënë për Klan Kosova që më nuk mund të ja dal vetë ta rikthejë shtëpinë, pasi ai ka thënë se institucionet as herën e parë kur i është djegur nuk i kanë ndihmuar.

“Unë kërkoj që komuna me ma kompensu krejt dëmin edhe të vitit të kaluar edhe të sivjetit”, ka thënë Sejdiu.

I sëmuri mental e dogji edhe xhaminë e fshatit Runik.

Imami i xhamisë ka thënë se ky është person i rrezikshëm për komunitetin.

“Jam sulmu unë prej tij dhe kolegu i im, ai person dje ka ardhur këtu dhe i ka vu flakën tepihut në Xhami”, ka thënë Imami i Xhamisë./klan kosova/

https://www.youtube.com/watch?v=Bwx7VwIDX8A

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme