Google ADS

Dy të zhdukur nga orteku në Zvicër

20:48 | 18 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Nga një ortek në Zvicër në kufi me Francën, raportohet se janë zhdukur dy persona.

Edhe pse fillimisht u raportua se 12 persona janë zhdukur, më pas ky numër ka rënë në dy.

Policia nuk ka dhënë të tjera për ortekun dhe fatin e persona të zhdukur.

Dy skitarë ishin shpëtuar dhe kishin marrë vetëm plagë të lehtë, ka deklaruar Policia në kantonin e Valais të dielën.

Një anëtar i grupit kishte thirrur policinë, por ai nuk e dinte se anëtarët e tjerë të grupit janë të sigurt.

Grupi ishte në një turne me ski, derisa orteku kishte ndodhur në lartësinë prej 2500 metrave, në një zonë të quajtur Col de Fenestral. Viktimë e ortekut ishin një burrë dhe vajza e tij 11-vjeçare./albinfo.ch./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme