Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, e ka quajtur tradhtar dhe e ka kërcënuar Visar Ymerin pse ky i fundit respektoi himnin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mënyrë, Hoxha ka shkruar se do të jetë i rëndë çmimi që do ta paguajë Ymeri.
“Visar Ymeri, tani e tutje, duhet të jesh edhe për Demarkacionin e Zajednicën. Kush tradhton, tradhton deri në skaj. Hajt, të qoftë e mbarë theqafja dhe i rëndë çmimi me të cilin je shitur”, ka shkruar Hoxha, në një reagim në Facebook.
Visar Ymeri bashkë me Dardan Sejdiun, Dardan Molliqajn, Donika Kadaj, Fisnik Ismaili, Saranda Bogujevci shkuan në seancën solemne të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. U ngritën në këmbë kur u intonua himni i Republikës.
Në këtë formë, Ymeri bashkë me deputetët tjerë respektuan për herë të parë himnin e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, Elvis Hoxha është pjesë e krahut të Albin Kurtit në Vetëvendosje.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...