Google ADS

Seanca për Demarkacionin të martën në orën 14:00

17:54 | 18 Shkurt 2018
M. A.

Seanca parlamentare për votimin e aneks-marrëveshjes së re për Demarkacionin me Malin e Zi pritet të mbahet të martën në orën 14:00.

Klan Kosova merr vesh se për këtë ditë dhe për këtë orë janë pajtuar koalicioni qeverisës – përveç Listës Serbe.

Deputetët serbë ende nuk dihet nëse janë pajtuar për votimin e aneks-marrëveshjes.

Seanca për votimin e Demarkacionit njëherë ishte vendosur të mbahet të dielën në orën 18:00, por më pas u vendos të shtyhet për një ditë tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme