Google ADS

Allegri e ‘tremb’ Tottenhamin

17:42 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Trajneri Massimilano Allegri beson se skuadra e tij, Juventus, mund të kalojë Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka barazuar 2:2 me Tottenhamin në ndeshjen e parë në Itali, dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do ta kërkojë në Londër.

Pas ndeshjes së sotme ndaj Torinos, ku Juventusi fitoi 0-1, Allegri ka folur edhe për përballjet me Tottenhamin.

“Ne bëmë shumë gabime teknike kur arritëm epërsinë 2:0 dhe ata kishin më shumë shanse se ne, por ne shkojmë në Londër në bindur se mund t’i kalojmë”, ka deklaruar Allegri.

“Juve është një skuadër e fortë me lojtarë të jashtëzakonshëm, kështu që unë jam i lumtur që i trajnojë ata. Ne po luftojmë në tri fronte, kemi gabuar vetëm në katër ndeshje, dhe barazimin 2:2 me Tottenham nuk e konsiderojë një dështim, apo tragjedi”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme