Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe në seancën solemne të Kuvendit me këtë rast.
Por kështu Kreu i Shtetit shqiptar ka marrë pjesë në ceremoninë e paradës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe ka zhvilluar takime me Presidentin Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare.
Pas këtyre aktiviteteve, Presidenti Meta ka zhvilluar një takim kongresmenin amerikan Eliot Engel, si dhe me dhjetëra qytetarë e banorë të Prishtinës, të cilët i ka uruar për 10-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Teksa ka përcjellë në rrjetin social “Facebook” disa foto nga këto takime, presidenti Meta shkruan: “Një ditë e mrekullueshme sot në Prishtinë”.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”