Zyrtare: Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin

16:52 | 18 Shkurt 2018
M. A.

Seanca e jashtëzakonshme e cila është paraparë të mbahet të dielën në orën 18:00 për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin  e Zi  është shtyrë për një ditë tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Kadri Veselit, Valmir Kaliqi.

Po ashtu edhe Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha për arbresh.info se “me gjasë kjo seancë nuk do të mbahet”.

Po ashtu edhe gjatë ditës së shtunë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati paralajmëruar se seanca  do të shtyhet për një ditë tjetër, e sipas disa informatave jo zyrtare thuhet se seanca do të mbahet ditën e martë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme