Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem ka thënë sot se e ardhmja e lirë dhe prosperuese e Kosovës varet nga zgjidhjet e vështira që bëhen sot.
Karem këtë deklaratë e bëri gjatë një fjalimit në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se duhet të vazhdojë luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar dhe të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.
“Qytetarët e Kosovës duhet të vazhdojnë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të vazhdojnë sundimin e ligjit, e po ashtu duhet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Karem.
/Arbresh.info
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...