Google ADS

Cigarja e mëngjesit është dyfish më e dëmshme

15:28 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Më shumë se 7.000 duhanpirës kanë marrë pjesë në hulumtimin, të cilin e kanë kryer shkencëtarët nga kolegji i mjekësisë Penn State.

Rezultati: mjekët kanë vërtetuar që personat të cilët pinë cigare në periudhën prej 30 minutash pas zgjimit, rrisin dyfish rrezikun nga kanceri i mushkërive.

Nga të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në anketë, 4.776 duhanpirës tashmë kanë pasur kancer të mushkërive, ndërsa të tjerët ishin duhanpirës të shëndetshëm.

Në krahasim me ata të cilët e kanë pirë cigaren e parë një orë e më shumë pas zgjimit, njerëzit të cilët kanë pirë cigare sapo kanë hapur sytë kanë pasur 79 për qind shanse më të mëdha për t’u sëmurë nga kanceri. Numri i cigareve të pira në ditë nuk ka pasur asnjë ndikim në këto shifra.

Ia vlen të përmendet edhe që, duke iu falënderuar një studimi tjetër në të cilin kanë marrë pjesë të sëmurët nga kanceri i kokës dhe i qafës, ekspertët kanë ardhur te njohuritë që njerëzit të cilët pinë duhan në 30 minutat e parë pas zgjimit zhvillojnë kancerin 59 për qind më shpesh sesa ata të cilët kanë pritur një orë e më shumë për ta ndezur cigaren e parë.

Udhëheqësi i hulumtimeve, mjeku Joshua Muscat, konsideron që rezultatet e hulumtimit janë të tilla, sepse duhanpirësit e hershëm kanë nivel më të lartë të nikotinës dhe të toksinave të tjera në trup.

Po ashtu kanë edhe varësi më të zhvilluar, sepse nuk janë në gjendje t’i rezistojnë tundimit që të tymosin me kënaqësi edhe para se të zgjohen mirë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme