Johnny Depp film për bombardimet e NATO’s ndaj Serbisë

13:14 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Skenari i këtij filmi prek vuajtjet e viktimave dhe faktet e një katastrofe mjedisore si pasoj të uraniumit që është përdorurën ato bomba. Ky film pritet të ketë kritika të ashra sidomos sa i përket çështjes së uraniumit, ku si pasoj e saj është rritur edhe numri i të prekurve nga kanceri.
Me pikëpamjet e tyre për ketë film do të shfaqen edhe Johnny Depp, Nikita Mikhalkov dhe fytyra tjera të njohura botërore, si dhe ekspertë të famshëm të institucioneve shkencore.

Ky film do të përkthehet në 8 gjuhë, ndërsa premiera pritet të jetë me 24 mars të vitit 2019 në Serbi, transmeton gazetametro.net

Pas premierës filmi do të shfaqet edhe në vende të ndryshme të botës, madje edhe në vendet e NATO-s.

Në fillim të muajit mars të këtij viti do të fillojnë xhirimet dokumentare të pasojave të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ku do të merret material prej më shumë se 100 vendeve, nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Republika Serpsa dhe i gjithë Ballkani ku kanë prekur grimcat e uraniumit dhe ndotja kimike.

Për më tepër thuhet se ky dokumentar nuk do të jetë dokumentarë klasik me fakte dhe dëshmi të 78 ditëve të bombardimeve, por do të ketë nëj histori, fotografi shumë të shpejta, animacione, grafikë, ën prodhim të Hollywood-it.

Producenti i këtij filmi, Nemajna Nedelkovic thotë se në këtë film përveç vuajtjes do të përfshihen edhe dëshmitë të katastrofës ekologjike në të gjithë Ballkanin.

“Ne nuk presim që dikush nga NATO të pranojë një bisedë. Në fakt, unë nuk kam ndërmend të punoj në film me dy faqe, por do të nxjerrë argumentet, “thotë Nedelkovic

Dokumentari ende nuk ka një titull zyrtar, por detajet janë përpunuar në mënyrë të detajuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme