Një grup i agjencive të inteligjencës amerikane kanë shprehur shqetësimet e tyre për sigurinë e qytetarëve amerikanë të cilët janë duke përdorur telefonat kinez, u zbulua këtë javë.
Gjashtë agjencitë e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj përdorimit të telefonave nga markat kineze sikurse Huawei dhe ZTE, raporton CNBC.
Gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Inteligjencës të Senatit të martën më 13 shkurt, krerët e agjencive të inteligjencës duke përfshirë CIA, NSA dhe FBI thanë se ka rreziqe që lidhen me telefonat Android të krijuara nga kompanitë kineze.
Gjatë dëshmisë së tij, drejtori i FBI Chris Wray tha se qeveria amerikane ishte “thellësisht e shqetësuar për rreziqet e lejimit të çdo kompanie apo entiteti që është i vëmendshëm ndaj qeverive të huaja që nuk ndajnë vlerat tona për të fituar pozita të pushtetit brenda rrjeteve tona telekomunikuese”.
Ai vazhdoi të theksonte se qasja në telefonat e përdoruesve mund të lejonte palët me qëllim të keq për të modifikuar apo vjedhur informacionin. Sepse këto pajisje në shumë raste mundësojnë kryerjen e spiunazhit të pazbuluar. “
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...