Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Caktimin e seancës për të dielën e ka vendosur Kryesia e Kuvendit e cila e ka vënë në rend dite këtë pikë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e cila po interpretohet edhe si ankes i marrëveshjes së vitit 2015.
Me marrëveshjen e re ndërmjet presidentëve, është siguruar mbështetja e shumicës së spektrit politik në Kosovë për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare, të vitit 2015.
Krahas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, tani këtë marrëveshje po e mbështesin edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përderisa mbetet e paqartë se si do të votojë Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkaq te komunitetet pakicë, marrëveshja besohet se e ka mbështetjen e nevojshme të komuniteteve jo serbe.
Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...