Ironia e Manjanit për SHBA: Tregoni korrupsionin e Llallës, t’ia heqim vizën dhe ne!

01:24 | 18 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes së tij.

Në një postim në fb, Manjani shkruan se ironia e fatit e deshi që Llalla pas persekutimit familjarisht nga regjimi i diktatorit Enver Hoxha të persekutohet sot, madje pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH!

Për Manjanin, me standartin e gjykimit që u përdor për Llallën, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh që duhen ndëshkuar.

Manjani: Ironi e madhe e fatit!Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar…Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!

Nga e gjithë kjo situatë, Manjani nuk ka veçse zhgënjim.

Manjani: Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!Tani sjemi më të sigurtë…I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”….Shumë e çuditshme!/ora news/

Të ngjashme