Edukatoret e harrojnë jashtë, 3 vjeçarja vdes nga i ftohti

00:51 | 18 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një vajzë trevjeçare ka ngrirë për vdekje në çerdhen e saj pasi edukatoret e harruan jashtë.

Zakhra Rzayeva u gjet e vdekur në sheshin e lojrave të çerdhes në Moskë, e mbuluar nga dëbora.

Temperaturat jashtë ishin -5 gradë celcius.

Burimet thanë për Mash News se mësuesit gjetën Zakhra rreth dy orë pasi ajo kishte dalë jashtë për kohën e lojës.

Përkundër përpjekjeve nga shërbimet emergjente, nuk ishte e mundur të ringjallja e 3 vjeçares.

Një hetim i madh është nisur për vdekjen tragjike të vajzës. Mësuesit dhe stafi po merren në pyetje.

Një burim në çerdhe nuk pranoi të hynte në detaje, por tha se fëmija ishte gjetur i shtrirë në dëborë dhe stafi mjeksor kishte tentuar pa sukses për ta ringjallur atë./ora news/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme