Në një intervistë për “Bota sot” ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar idenë e hedhur së fundmi për shkëmbim territoresh me Serbinë si zgjidhje për çështjen e Kosovës.
Sipas Berishës, ky është pazar i papranueshëm.
“Ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide obsesive e Beogradit, gjithnjë në kuadrin e projektit të Serbisë së Madhe. Ata, kërkojnë bashkimin me Serbinë, të tre komunave por edhe më shumë të Kosovës, për të vazhduar më pas me territore të tjera, përfshi Republikën Serpska të Bosnjës. Unë kam bindjen më të thellë se çdo pazar me Beogradin për territor të Kosovës, është një gjymtim i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, me pasoja të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin.
Në qoftë se sot Beogradi mban tri komunat e veriut, si protektorat të krimit të tij, ai këtë politikë do ta ndjekë më pas me çdo komunë me shumicë serbe në Kosovë. Por kjo do krijonte precedentë edhe për rajonin, në hartën aktuale të të cilit janë edhe disa Mitrovica të Veriut të tjera” – tha Berisha. /lapsi/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...