Ylli holandez i Bayern Munichut, Arjen Robben nuk e ka në plan pensionimin nga futbolli i luajtur.
Arjen Roben nuk mendon se ka ardhur momenti që ai “të varë këpucët në gozhdë”.
Futbollisti holandez, që është pjesë e Bayernit që nga viti 2009 beson se ka ende për të dhënë në fushën e blertë.
“Ndihem shumë mirë dhe besoj se mund të luaj edhe për një apo dy vite në nivele të larta. Ky është objektivi im”, ka thënë fillimisht Robben, përcjell SS.
Në fakt, kjo deklaratë e holandezit vjen pas zërave të shumtë që e largojnë nga Bayerni në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata.
“Jam shumë i hapur dhe i ndershëm me të gjithë drejtuesit e skuadrës, nuk jam i shqetësuar aspak”.
“Klubi ka planet e tij duhet të vendosë nëse do të vijojmë bashkëpunimin”, përfundoi holandezi.
Ndryshe, Robben gjatë karrierës së tij ka fituar shumë trofe me Real Madridin dhe Bayern Munichun, teksa me shumë sukses ka mbrojtur edhe ngjyrat e Holandës.
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...